Home ShowBiz Luana Vjollca 1.3 milion ndjekës, kalon Ledrin dhe Noizyn. Çfarë qëndron pas këtij popullariteti rekord?
Luana Vjollca 1.3 milion ndjekës, kalon Ledrin dhe Noizyn. Çfarë qëndron pas këtij popullariteti rekord?
0

Luana Vjollca 1.3 milion ndjekës, kalon Ledrin dhe Noizyn. Çfarë qëndron pas këtij popullariteti rekord?

0
0

Eshtë një moderatore e apasionuar ndaj spektaklit dhe muzikës. Eshtë një femër e bukur dhe e adhuruar anekënd shqiptarisë e që merr vëmendje marramendëse me gjithë projektet e saj.

Fjala është për askënd tjetër veç Luana Vjollcës, e cila në Instagramin e saj sot numëron plot 1.3 milion ndjekës, duke kaluar personazhe të rëndësishëm si Noizy dhe Ledri Vula.
Luana mund të përfytyrohet në mënyra nga më të ndryshmet, por në në thelb është një person me shumë pasione, vullnet dhe aftësi. Sigurisht e papërtuar dhe e përkushtuar ndaj punës. Doemos produktiviteti i saj është i dukshëm, i ndjeshëm dhe i prekshëm e sigurisht që ka lënë një shije të mirë në publikun që rreth saj vetëm sa rritet.

Eshtë bërë e udhës që në botën e showbizzit të jesh transparet, i hapur por jo i tejdukshëm, pasi publiku do të dijë saktësisht gjithçka që mund t’i përcillet nga jeta e një personazhi të njohur. Ama nëse marrim në analizë një personazh si Luana Vjollca e nese fokusohemi në aspektin profesional, do të shohim se personazhe të kalibrit të saj janë të paktë në ekran. Përpos kësaj një femre si Luana, jo vetëm meshkujt, por edhe femrat nuk ia ndajnë dot sytë, dhe ky aspekt nuk duhet anashkaluar, duke qenë se jetojmë në shekullin e masmedias, fotos dhe videos. Kësisoj një personazh tërheqës nëse ka talent, vullnet dhe dedikim serioz i ka të gjitha shanset të shkëlqeje.

Mirnjohja që shumë nga fansat i shprehin Luanës është si rezultat i frymëzimit që ajo përcjell në publik.

Ndiqni ëndrrat tuaja jo vetëm me sy mbyllur dhe suksesi do iu ndjekë ju.

https://www.instagram.com/p/BpuHvD5AwIM/

Link: https://www.instagram.com/p/BpuHvD5AwIM/

https://www.instagram.com/p/Bpr5REBC6jB/

Link: https://www.instagram.com/p/Bpr5REBC6jB/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=0VrTsfcTCek

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpKsr0rijqJ/