Home ShowBiz Kledi Kadiu largohet nga “Dance With Me”, ja cili personazh e zëvendëson
Kledi Kadiu largohet nga “Dance With Me”, ja cili personazh e zëvendëson
0

Kledi Kadiu largohet nga “Dance With Me”, ja cili personazh e zëvendëson

0
0

“Dance With Me” nën moderimin e Alketa Vejsiut, është më tepër se një garë vallëzimi midis personazheve të njohur, të cilët janë të ndarë në çifte.

Në fund të çdo performance, ata vlerësohen nga juria e përbërë nga Robert Alija, Valbona Selimllari dhe Kledi Kadiu.

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ndryshim, në vend të balerinit të famshëm Kledi Kadiu, është vendosur aktori i humorit Bes Kallaku. Arsyeja është se Kledi ndodhet në Romë, në koncertin “ Në kujtim të Skënderbeut” me rastin e mbylljes së “Vitit Kombëtar të Skënderbeut”.

Në juri ishte shtuar gjithashtu prezantuesja Anjeza Maja, e cila ka qenë në rolin e konkurentes, po si pasojë e një dëmtimi nuk ka mundur të garojë.

Link: https://youtu.be/rfDll-nPHcc?t=291

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan