Home ShowBiz “Dasma jonë” nga Safet Lezaj, rikthen traditën dhe muzikën “bio”
“Dasma jonë” nga Safet Lezaj, rikthen traditën dhe muzikën “bio”
0

“Dasma jonë” nga Safet Lezaj, rikthen traditën dhe muzikën “bio”

0
0

Tradita gjendet kudo në klipin e ri të Safet Lezaj, “Dasma jonë”. Tingujve folklorikë u është qëndruar besnik dhe në tekst evokohen vlerat familjare dhe tradicionale të gëzimeve që mbledhin bashkë shumë zemra.

Një e veçantë që vlen të theksohet është orkestrimi shumë cilësor dhe mbresëlënës që i është bërë kësaj kënge. Eshtë një produkt vërtet “bio” nëse i referohemi të gjithë instrumenteve që janë pjesë e orkestrimit, pasi edhe këtu nuk mungon koherenca me traditën dhe tabanin popullor.

Klipi është sjellë në ambjente moderne, por kostumet karakteristike të vallëtarëve të përcjellin menjeherë në një atmosferë gëzimi, që vlen të shijohet deri në fund.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=h_ueUuo_yPQ