Hueyda El Saied është një personazh shumë i dashur për publikun dhe ajo qëndron pranë fansave nëpërmjet Instagramit ku mëngjeseve teksa shkon për në punë bën edhe video live.
Mëngjesin e sotëm Hueyda e cila jeton prej vitesh në Luksemburg ka treguar se i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës i cili e pyeste “Pse flet shqip dhe pse e mbron Shqipërinë kaq shumë”.
“Është gjuha ime, gjuha nënës time, gjuha që di të flas më mirë. Unë Shqipërinë nuk e mbroj, unë Shqipërinë e ndjej. Ndoshta ngaqë jam larg, më merr malli. Ndoshta ngaqë aty kam gjyshen, kam tezen, kam të afërmit dhe miqtë e mi. Më mungoni”, u shpreh Hueyda.
Duke mbyllur videon, ajo u përlot dhe u shpreh: “E nisa ditën duke qarë, falë jush. Ju puth fort”.
Link: https://www.instagram.com/hueyda_el_saied/
Burimi i fotos kryesore: