Home ShowBiz “E nisa ditën duke qarë”: Hueyda El Saied nuk mban dot lotër në videon “live”
“E nisa ditën duke qarë”: Hueyda El Saied nuk mban dot lotër në videon “live”
0

“E nisa ditën duke qarë”: Hueyda El Saied nuk mban dot lotër në videon “live”

0
0

Hueyda El Saied është një personazh shumë i dashur për publikun dhe ajo qëndron pranë fansave nëpërmjet Instagramit ku mëngjeseve teksa shkon për në punë bën edhe video live.

Mëngjesin e sotëm Hueyda e cila jeton prej vitesh në Luksemburg ka treguar se i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës i cili e pyeste “Pse flet shqip dhe pse e mbron Shqipërinë kaq shumë”.

“Është gjuha ime, gjuha nënës time, gjuha që di të flas më mirë. Unë Shqipërinë nuk e mbroj, unë Shqipërinë e ndjej. Ndoshta ngaqë jam larg, më merr malli. Ndoshta ngaqë aty kam gjyshen, kam tezen, kam të afërmit dhe miqtë e mi. Më mungoni”, u shpreh Hueyda.

Duke mbyllur videon, ajo u përlot dhe u shpreh: “E nisa ditën duke qarë, falë jush. Ju puth fort”.

auto_-640-0-5bf6daa40ee341542926926 auto_dcsgjlkl1542926927

Link: https://www.instagram.com/hueyda_el_saied/

Burimi i fotos kryesore: