Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ngjarjet mund të të përfshijnë dhe emocionojnë shumë, pikërisht për hir të vërtetësisë së tyre.
Katerina është një vajzë 25-vjeçare, të cilën jeta e ka detyruar të kalojë disa sprova. Ajo është një nënë e 3 fëmijëve, tashmë e divorcuar. Por, fati i solli pranë një tjetër dashuri, Emanuelin, i cili jetonte në Gjermani me familjen e tij. Ai la pas gjithçka kishte aty dhe u kthye në Tiranë për Katerinën, me të cilën bisedonte vetëm përmes internetit. Në fakt, 25-vjeçarja nuk i kishte treguar Emanuelit se ka 3 vajza të mrekullueshme. Pavarësisht të gjithave, Emanueli nuk hoqi dotë nga dashuria e tij. Për gjithçka ka bërë për të, Katerina do t’i japë një mesazh Emanuelit, i cili nuk është në dijeni.
Por, ka edhe një surprizë tjetër. Nga Gjermania ka ardhur Fabjola, motra e Emanuelit, e cila në fakt ndjek nga ekrani i dhomës tjetër gjithçka që po ndodh në studion e “E Diela Shqiptare”. As Katerina dhe as Emanueli, nuk e dinë që Fabjola ka ardhur nga Gjermania në Shqipëri.
Situata është absolutisht për të mos u humbur:
Link: https://youtu.be/qcMkyAvmrX4?list=PLoGBYFjcuU_tWhzS5yAMcNIEgEpPCMqzQ&t=182
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan