Home ShowBiz Njihuni me një nga projektet më origjinale dhe kreative të momentit. GSIIM “About Love”
Njihuni me një nga projektet më origjinale dhe kreative të momentit. GSIIM “About Love”
0

Njihuni me një nga projektet më origjinale dhe kreative të momentit. GSIIM “About Love”

0
0

 

 
Një produksion shumë interesant, artistik i propozohet dëgjuesve të muzikës elektronike. Ndryshe nga të tjerët ai karakterizohet nga një kreativitet dhe frymë të fortë risie. E gjitha në anglisht kënga “About love” , shqip “Për dashurinë”, përcjell nëpërmjet tingujve psikodelikë një mesazh universal, mbi atë ç’ka persona të ndryshëm mund të bëjnë për dashurinë dhe se si i shndërron kjo ndjenjë njerëzit.

Për më tepër informacion mbi projektin e ri, në folëm me producentin e këtij projekti, Gëzim Hamiti.

“GSIIM është emri artistik që kam zgjedhur për tu përfaqësuar publikisht. Idea i këtij projekti ka qenë të sillet diçka ndryshe nga ç’mund të pritej. Unë vet jetoj në Gjermani, këngëtarja Ilda Krama është në Kosovë, ekipi realizues i klipit është në Tokio, Japoni dhe mban emrin “CITRUSPLUS”.
Bashkimi i ideve që vijnë nga vende të ndryshme, në një projekt të vetëm është shumë intereante. Unë veten e shoh më shumë si artist e jo vetëm producent. Në të shkuarën kam punuar në projekte veç pa emër publik. Kam pasur një maskë. Ndërsa sivjet erdhi momenti i ndryshimit të gjithçkaje. Krijova një emër publik timin dhe projekte orgjinale shumë ndryshe dhe plot kreativitet. Unë frymëzohem nga jeta, bisedat. Energjia që përcjellin njerëzit bëhet inspirim për projekte artistike, që sigurisht nuk do mungojnë në vitin e ardhshëm.”

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=rId6EjJZbvE