Home Aktualitet Të dhënat e aktivitetit të iPhone identifikojnë dhe dënojnë vrasësin. Njihuni me rastin e rrallë
Të dhënat e aktivitetit të iPhone identifikojnë dhe dënojnë vrasësin. Njihuni me rastin e rrallë
0

Të dhënat e aktivitetit të iPhone identifikojnë dhe dënojnë vrasësin. Njihuni me rastin e rrallë

0
0

Në një gjyq për vrasje në Britanë e madhe, të dhënat e veprimtarisë së viktimës dhe dhunuesit, të regjistruara automatikisht në telefon, kanë luajtur një rol vendimtar në zbardhjen e çështjes.

Analiza e të dhënave të transaksioneve të iPhone, ka kontribuar në një gjykatë britanike duke dënuar një farmacist për vrasjen e gruas së tij. Në gjyq, u zbulua se të dhënat e veprimtarisë, të regjistruara në aplikacionin e Shëndetit të Apple, mund të zhvlerësonin alibinë e shkelësit se ai e kishte gjetur gruan e tij të vdekur kur ishte kthyer në shtëpi.

Dinamikat e regjistruara në iPhone

Sipas regjistrimeve, farmacisti shkoi në katin e parë pas vrasjes së kryer në dhomën e ndenje, atje ai ka krijuar rrëmujë mes sendeve me vlerë, për ta bërë skenën si një tentativë grabitje, siç raporton The Telegraph. IPhone i viktimës pas vdekjes ka shënuar edhe katërmbëdhjetë hapa, dhe nga autoritetet thuhet se – shkelësi e kishte marrë atë kur po largohej nga shtëpia si pjesë e grabitjes së supozuar.

Policia ishte në gjendje të analizonte si iPhone-in e viktimës ashtu edhe shkelësin në këtë rast. Nëse prokurorët duhej të krakojnë iPhone-in për të patur akses në të dhënat shëndetësore, mbetet e paqartë. Përveç aktiviteteve të tilla si hapa, iPhone përdor një barometër për të regjistruar dallimet në lartësi – të tilla si ndryshimi i katit, shkallëve etj.

Një gjë është e sigurt. Në këtë rast teknologjia, ka ndihmuar në venien në vend të drejtësisë.

2018-12-10 16_03_57-Window

 

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io/photo/LD9VPVKMEV

Burimi i lajmit: https://www.heise.de/mac-and-i/meldung/iPhone-Aktivitaetsdaten-ueberfuehren-Moerder-4245744.html