Home ShowBiz Histori prekëse, piktori 20-vjeçar përlotet në studio: “Çmimin ndërkombëtar ja dedikoj…”
Histori prekëse, piktori 20-vjeçar përlotet në studio: “Çmimin ndërkombëtar ja dedikoj…”
0

Histori prekëse, piktori 20-vjeçar përlotet në studio: “Çmimin ndërkombëtar ja dedikoj…”

0
0

Në e emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, ishte i ftuar Edlir Reka, piktori 20 vjeçar që u shpall fitues i vendit të parë në dy konkurse radhazi.

Ai ndau emocionet e marrjes së çmimit të parë në konkursin “A youthful Vision 2018”, organizuar nga Unesco në Hamburg të Gjermanisë, si edhe pjesëmarrjen në një tjetër konkurs pikture në Saint Petersburg në Rusi, ku po ashtu rrëmbeu vendin e parë.

Tejet i kënaqur dhe i emocionuar nga suksesi në një moshë kaq të re, Edliri ia dedikoi të gjitha arritjet familjes, e veçanërisht vëllait të madh që për fat të keq nuk jeton më.

Me lot në sy Edliri i rrëfeu Bietës se ai mban sot emrin e vëllait të ndjerë dhe të gjithë karrierën ia dedikon vetëm atij.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=HYTy5C_mYrY&feature=player_embedded

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel