Home ShowBiz “Nuk pritej nga unë…” Panucci shpërthen në lotë te Rudina
“Nuk pritej nga unë…” Panucci shpërthen në lotë te Rudina
0

“Nuk pritej nga unë…” Panucci shpërthen në lotë te Rudina

0
0

Christian Panucci ishte i ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Si rrallë herë ai foli për bashkëshorten e tij Samantën dhe djalin Huan.

Ndërsa gjatë emisioni djali i kishte bërë edhe një surprizë trajnerit të Kombëtares shqiptare.

“E di që nuk e prisje këtë mesazh nga ana ime. Doja vetëm të të thoja që të uroj më të mirat babi. E di që je një person që jep më të mirën tënde në çdo gjë, si në punën tënde brenda në fushë, në jetën tënde dhe në atë të të tjerëve. E di që çdo mundim i joti në çdo gjë që bën shpërblehet në rezultate. Do doja të uroja fat të mbarë me Shqipërinë, mbi të gjitha se e di sa merak e ke. Të dua shumë”, tha djali i tij, Huan.

Ky mesazh i djalit shkaktoi shumë emocione te trajneri, i cili nuk i mbajti lotët.

Link: https://youtu.be/HRV7X9qD0Eg?t=2023

Burimi i fotos kryesore: © TvKlan