Home ShowBiz Erik Fullani feston 25 vjetorin në një atmosferë të papërsëritshme
Erik Fullani feston 25 vjetorin në një atmosferë të papërsëritshme
0

Erik Fullani feston 25 vjetorin në një atmosferë të papërsëritshme

0
0

Djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani, është kthyer në një nga personazhet më të ndjekur të showbiz-it shqiptar. Ai komentohet gjatë për jetën e tij luksoze, që e ekspozon nëpërmjet fotove e videove të ndryshme në Instagram.

Ditën e djeshme, Eriku na ka treguar nëpërmjet disa videove e fotove në Instastory se ka festuar 25 vjetorin e ditëlindjes së tij dhe ka bërë një super festë me rast të këtij përvjetori.

Në videot që ai ka hedhur, shihet një këngëtare që përshëndet atë dhe fillon të këndojë, ndërsa mund të shihet qartë ambienti i arreduar në mënyrë moderne dhe me shumë njerëz të pranishëm, miq e të afërm të Erikut, midis tyre edhe prindërit e tij.

Në video të tjera Eriku ka filmuar veten duke u argëtuar me shokët e tij e duke kërcyer, ndërkohë që ka zgjedhur të veshi në këtë ditë speciale një kostum të zi që e tregon një zotëri të vërtetë.

Link: https://www.instagram.com/erik_a_fullani/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgBaYXPBkSt/