Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj komentohen për gjithçka që ata e bëjnë publike si në aspektin profesional, ashtu edhe në aspektin privat. Pak muaj më parë ata u bënë prindër për herë të parë, pasi Xhensila solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Ajka.
Ndërkohë, Besi është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ansjeherë nuk i kursen batutat. Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet duke darkuar me Xhensilën.
Teksa për një moment ka fiksuar një foto Xhensilën me kokën ulur, aktori nuk ka hezituar t’i bëjë edhe përshkrimin epik.
“Takimi i parë”, shkruan ai mbi foton ku këngëtarja e njohur, duket mjaft e ndrojtur dhe e turpshme.
Link: https://www.instagram.com/bes_kallaku/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bimh36XB_ev/