Home ShowBiz “O do e ndaja nga ai, o do vdisja…” Rita Lati zbulon sekretet e të bijës
“O do e ndaja nga ai, o do vdisja…” Rita Lati zbulon sekretet e të bijës
0

“O do e ndaja nga ai, o do vdisja…” Rita Lati zbulon sekretet e të bijës

0
0

Rita dhe Roza Lati ishin të ftuara në spektaklin e të shtunës ‘Shiko kush luan’ në Top Channel. Nënë e bijë, ishin përfaqësuese të skuadrave të kundërta, ndërsa zbuluan jo pak sekrete.

Në pjesën “Ndaje ose haje” Ritës iu desh të tregonte për vendimin e Rozës me të cilin ajo nuk ishte pajtuar asnjëherë: “Unë nuk jam dakord me asgjë që bën Roza”, – tha Rita si për të shpëtuar nga situata, por nuk vonoi dhe u kujtua për një rast: “U lidh me një që unë nuk e duroja dot. Doja o ta ndaja nga ai, o vdisja”, – tha Rita duke shtuar se kjo ka ndodhur shumë vite më parë.

Edhe Roza e konfirmoi, por duke u treguar më e kujdesshme. “Maaa…” – i tërhiqte ajo vëmendjen herë pas here së ëmës, kur Rita niste të tregonte ngjarje delikate.

Link: https://youtu.be/O9ye9V32hfc?t=7562

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BgE0branks2/