Home ShowBiz Eneda Tarifa zbulon programin e ri që do prezantojë
Eneda Tarifa zbulon programin e ri që do prezantojë
0

Eneda Tarifa zbulon programin e ri që do prezantojë

0
0

Këngëtarja Eneda Tarifa para disa ditësh, me anë të një postimi në Instagram njoftoi largimin nga grupi i tranjerëve të ‘The Voice kids’.

Këngëtarja tha se për shkak të angazhimeve personale nuk mund të jetë pjesë e programit.

Por sot  vetëm pak orë më parë këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka zbuluar se do të bëhet  pjesë në një projekt në “RTSH”.

Në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor këngëtaren do e shohim me një program të dedikuar humorit e muzikës.

Ai mban titullin “Tok Tok” dhe Enedën do e shohim në rolin e prezantueses, këngëtares dhe aktores.

“Nata e ndërrimit të viteve na gjen në “RTSH”. Një program i ndërtuar me shumë batuta dhe humor, nga mjeshtri i penës Pëllumb Kulla dhe i kuruar në detaj nga një artist i dashur për të gjithë, Leonard Bombaj. Pata fatin të punoj me kolegë të mrekullueshëm, të prezantoj, aktroj e këndoj në “TOK TOK” 2019. Një eksperiencë që më dhuroi shumë”,- ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

https://www.instagram.com/p/BrgQtlzlnCc/

Link: https://www.instagram.com/p/BrgQtlzlnCc/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=J2-t8ZKb8bs

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoSBJSogcvt/