Home ShowBiz “U riktheva në festival me besim…” Soni Malaj ka një mesazh
“U riktheva në festival me besim…” Soni Malaj ka një mesazh
0

“U riktheva në festival me besim…” Soni Malaj ka një mesazh

0
0

Soni Malaj garoi me këngën “Më e fortë” në festivalin e këngës në “Radio Televizionin Shqiptar”, duke qenë në mesin e këngëve pretenduese për çmimin e parë.

Megjithatë, kënga nuk arriti ta marrë vendin e parë, por ajo u prit shumë mirë nga publiku, gjë që është pjesa më e rëndësishme për vetë këngëtaren.

Pas përfundimit të “RTSH-së”, përmes një statusi në Instagram, Soni e ka uruar Jonidën për çmimin e parë dhe ka përshkruar rrugëtimin e saj në këtë festival.

Festivali i 57-të i këngës në RTSH u fitua nga Jonida Maliqi, e cila me këngën “Ktheju tokës” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

“Ky dhjetor me fali nje kujtim shume te bukur, me tregoi se si muzika ime , mund te bashkoje ne 3 nete shqiptaret e mi,publikun tim dhe publikun e huaj,ata qe u bashkuan nen nje gjuhe te panjohur, por e dashuruan si kurre me pare! U riktheva ne nje gare duke besuar, dashuruar e punuar fort per nje kenge, me te cilen besoj edhe nga mbeshtetja juaj, do ta kemi refren gjate sebashku! Ne cdo rrugetim, une kam nxjerre mesimet e mija…Te ketij dhjetori i kam ne zemer! Urime kolegeve me te cilen ndame skenen, Jonides mbaresi ne Izrael! Mezi pres te ndajme projektet e tjera, ju dua pafund!” ka shkruar Soni.

https://www.instagram.com/p/BruoWdDA4oO/

Link: https://www.instagram.com/p/BruoWdDA4oO/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk-q9wrHo-y/