0
0
E komentuar së shumti për angazhimet e saj televizive, për jetën personale dhe më pak për projektet e reja muzikore, këngëtarja Eneda Tarifa ka vendosur të rikthehet për publikun e saj.
Në këto vigjilje festash zëri i saj rrallë, është rikthyer në notat e një balade për dashurinë që bën të vuash.
Ajo ka publikuar projektin e saj më të ri, të titulluar ‘Nuk ia vlen’, të cilën siç ka shkruar e konsideron si një dhuratë fundviti për të gjithë.
‘Jam e lumtur që këtë fundvit si dhuratë për ju kam një projekt shumë të bukur muzikor’, ka shkruar ajo në Instagram, ndërsa ka postuar dhe pamje nga klipi.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=dnewUT0fYDc
https://www.instagram.com/p/Br2d9Mcl-DX/
Link: https://www.instagram.com/p/Br2d9Mcl-DX/