Reperi Stresi këngën e tij të fundit, me të cilën mori pjesë në fazën fillestare të “Këngës Magjike” ja ka dedikuar nënës së tij.
Kënga titullohej ‘Të du mom’ dhe padyshim ishte pretendente, po të mos ndodhte arrestimi i tij.
Mirëpo ajo që është e veçantë për këngën është teksti i saj i cili është bërë tatuazh nga tre persona deri tani.
Në llogarinë e tij në Instagram reperi postoi tre tatuazhe të tre në parakrah ku fjalët e përzgjedhura ishin pjesë e refrenit.
‘E mom, ti je dashuria më e madhe që kam.Sa herë i mbyll sytë ty të kam pranë.E këtë jet ti ma ke dhon. Të du mom’.
‘Faleminderit juve që vargjet e mia i boni të jetojnë përjetë’ ka shkruar me mirnjohje reperi.
https://www.instagram.com/p/BsYKgEhHTyI/
Link: https://www.instagram.com/p/BsYKgEhHTyI/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=lljTC76VsPM
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bo9g7FdnLaC/