Home ShowBiz Agon Amiga gati këngën e re, zbulon ç’ka ndodhur me Babastars
Agon Amiga gati këngën e re, zbulon ç’ka ndodhur me Babastars
0

Agon Amiga gati këngën e re, zbulon ç’ka ndodhur me Babastars

0
0

Një përçarje e mundshme e labelit “Babastar”, së fundmi ka bërë shumë bujë në media.

Thashethemet u përhapën pasi reperi Cozman njoftoi largimin nga grupi, por menaxheri i labelit Dekorim Sahiti mohoi të jetë përçarë grupi.

‘BabaStars ka qenë dhe do të mbetet. BabaStars është çdo person qe e ndjen veten babastars, në këtë rast babastars jeni edhe ju. Sa i përket muzikës në të janë ata që punojnë dhe veprojnë, sa i përket mu si menagjer… e menagjoj GhettoGeasyn, Majkin dhe Onatin. Së shpejti projekte të reja dhe për një kohë edhe artista të rinj. Besoj që jam i qart flm shumë…’, shkroi Dekorimi në rrjetet sociale.

Pas kësaj edhe Skivi deklaroi se është larguar nga grupi duke treguar historikun e krijimit të grupit dhe mosmarrëveshjet që ata kishin mes tyre.

Për vijimin e punës së grupit, zbulon diçka më shumë Agon Amiga që ka paralajmëruar këngën e re që do të publikohet së shpejti, teksa mbi postim shkruan ‘Coming soon… BabaStars.

Link: https://www.instagram.com/agon.amiga/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoOWGITAqnO/