Mbrëmjen e djeshme në televizionin Ora News, në orën 23:00 startoi “Late Night Show” nën drejtimin e këngëtarit dhe moderatori Kastro Zizo.
Puntatën e parë Kastro e nisi me një monolog ku fliste për emrin e emisionit dhe kritikat që iu bënë.
Ai pranoi hapur se e ka kopjuar nga emisionet amerikane, duke treguar dhe disa gjëra që nuk i dinim për estradën shqiptare.
“Kemi muzikën tallava që jo vetëm është kopjuar këtu tek ne, por është kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kopjojnë siç duhet. Kam dhe shembuj. Kam Genta Ismajlin, sa e bukur, sa seksi, sa e dëlirë”.
Kështu ka thënë Kastro, pasuar menjëherë me një insert të shkurtër këngësh ku ballafaqon Gentën me këngëtarën Viki Narkuvice. Këngët e tyre duket dukshëm që janë identike.
Nuk ka mbaruar me kaq. Kastro ka vënë nën shënjestër edhe Bleron e këngëtarë të tjerë.
Por s’ka harruar të përmendë edhe kopjet e tij në repertor.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/227140934899601/
Link: https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/227140934899601/
Burimi i fotos kryesore: ©OraNews