Home ShowBiz “Unë thashë po”, Rezarta Shkurta martohet për së dyti
“Unë thashë po”, Rezarta Shkurta martohet për së dyti
0

“Unë thashë po”, Rezarta Shkurta martohet për së dyti

0
0

Janë një nga çiftet më jetëgjata në showbizin shqiptar të cilët edhe pse kanë kaluar shumë sfida, dashuria e tyre ka arritur të triumfojë.

Fjala është për këngëtaren Rezarta Shkurta dhe bashkëshortin e saj Ermal Hoxha.

Që prej daljes së  Ermalit nga burgu, Rezarta ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe ka publikuar momente të bukura, teksa e gjithë familja ka qenë bashkë.

Çifti i njohur së fundmi janë nisur për pushime dhe Ermali ka zgjedhur këtë vend për t’i propozuar për herë të dytë Rezartës për martesë.

Rezarta ka ndarë me fansat e saj në ‘Instagram’ një foto nga ky moment dhe pranë saj ka shkruar: “Unë thashë “Po”. Për të dytën herë pas 15 vitesh bashkë. Në të mirë e në të keqe, gjithmonë bashkë, të dua”.

https://www.instagram.com/p/Bsi0PBVh1R_/

Link: https://www.instagram.com/p/Bsi0PBVh1R_/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ShkurtaRezarta/photos/a.360219837331650/1035140106506283/?type=1&theater