Home ShowBiz Edhe Bes Kallaku poston një foto të para 10 vjetësh. Do shkriheni së qeshuri
Edhe Bes Kallaku poston një foto të para 10 vjetësh. Do shkriheni së qeshuri
0

Edhe Bes Kallaku poston një foto të para 10 vjetësh. Do shkriheni së qeshuri

0
0

 

Në profilin e tij në “Instagram”, aktori i njohur Bes Kallaku ka publikuar një fotografi ku zbulon si ka qenë në vitin 2008 dhe në 2018-n.

Por ndryshe nga kolegët e tij artistë, Besi ka vendosur që të bëjë pak humor me postimin e tij. Ai ka bashkuar dy foto ku shfaqet nga rolet që ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Në imazhin e vitit 2008 ai ka marrë një foto ku shfaqet me flokë të gjata e buzë të lyera, si një femër, në rolin e “InstaGirl”. Ndërsa në foton e 2018-s ai ka vendosur që të nxjerrë një imazh të tij si plakë.

Fotografia ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, sigurisht mbizotërojnë batutat me humor.

https://www.instagram.com/p/BssU9nDBdqz/

Link: https://www.instagram.com/p/BssU9nDBdqz/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BriX_aNnmRL/