Home Aktualitet Rritet përdorimi i GIF-eve, kush janë artistët shqiptarë që kanë arritur miliona shikime
Rritet përdorimi i GIF-eve, kush janë artistët shqiptarë që kanë arritur miliona shikime
0

Rritet përdorimi i GIF-eve, kush janë artistët shqiptarë që kanë arritur miliona shikime

0
0

Tashmë prej javësh përdoruesit e Instagram mund të përdorin nëpër story-t e tyre GIF-et e artistëve shqiptar.

Shumë fansa, kolegë por edhe njërëz në mbarë botën kanë filluar të përdorin në story-t e tyre në Instagram dhe Snapchat duke bashkangjitur një nga GIF-et super të bukura te Luanës.

Sipas statistikave, shikimet e GIF-eve kanë arritur shifra marramendëse, ku ndër më të shikuarit janë GIF-et e Luanës, pastaj Benito, Sinan Hoxha dhe së fundmi po thyen rekord GIF-i Morena Tarakut.

Ky inovacion për të marketuar nëpërmjet GIF-eve edhe në tregun Shqiptare muzikor duket se jo vetëm ka funksionuar mire, por për mrekulli.

Nëpërmjet krijimeve të Graphic Designers dhe asistencës profesionale, artistët mund te kenë GIF-et e tyre në shumë pak kohë për ti përdorur në story në Instagram dhe në Snapchat.

Po ashtu dhe mediat të ndryshme të lajmeve rozë, për të promovuar punën e tyre dhe për ta bërë më atraktive për lexuesit artikullin, po përdorin së fundmi GIF-et e vipave shqiptar.

Ndërkohë po ju bëjmë të ditur disa nga shifrat e arritura të GIF-eve të personazheve publike shqiptar.

Për vetëm pak ditë, një GIF-i Luanës ka arritur mbi 3.5 milionë shikime, një formë e mirë kjo marketimi për imazhin e saj, duke zgjeruar audiencën kudo nëpër botë.

Ndërkaq po ashtu GIF-i i këngëtarit Benito, ka arritur po afro 2 milionë shikime, ndjekur nga GIF-i këngëtarit Sinan Hoxha me 1.7 miliona shikime.

Screenshot 2019-03-08 at 11.58.44

https://www.instagram.com/p/BurbkbDHN3s/

Link: https://www.instagram.com/p/BurbkbDHN3s/