Home ShowBiz “Duan sherr aty ku nuk ka!”, çfarë ndodhi midis dy moderatoreve të njohura
“Duan sherr aty ku nuk ka!”, çfarë ndodhi midis dy moderatoreve të njohura
0

“Duan sherr aty ku nuk ka!”, çfarë ndodhi midis dy moderatoreve të njohura

0
0

Pas deklaratave të modertatores Bieta Sulo në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku ishte e ftuar për të surprizuar bashkëshortin Alban Dudushi, erdhi një postim disi dyshues nga moderatorja Ori Nebiaj.

Bieta tha gjatë emisionit se vazhdimisht ka mospajtime mes saj dhe Albanit, kjo edhe për shkak edhe të brezave të ndryshëm.

“Jeni brez m… thotë Albani, e mbush gojën kur vjen puna tek ne me prefiks 2, meqë Albani është me prefiks 3 dhe ka gjithmonë këto përplasjet”, u shpreh Bieta e cila më parë zbuloi që kishte nisur në “Top Channel” në prapaskenat e “Top Show” 14 vite më parë si 20-vjeçare.

Fill pas këtij lapsusi të moderatores, Ori Nebiaj ka bërë një postim në Instastory ku shkruan: “Domethënë sot mësuam që 14+20= (nuk bëjnë 34)”.

E gjithë kjo situatë virtuale u intepretua si një thumbim nga ana e Orit për Bietën, por kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq.

Në një postim në Instagram ajo sqaroi se nuk ka pasur asnjë lapsus por ishte një batutë për të treguar se pavarësisht moshës, janë të rinj:

“Ohooo tjetër histori kjo. Nuk të ndihmon aritmetika për të kapur lajme. Nuk kishte asnjë lapsus, por ishte një batutë për të treguar që pavarësisht moshës jemi të rinj. Edhe nuk e kuptoj pse patjetër duan të gjejnë sherr aty ku nuk ka”, shkruan moderatorja.

Pra siç duket marrëdhënia ndërmjet kolegeve është OK!

ori

Postimi i berë nga Bieta Sulo
Postimi i berë nga Bieta Sulo