Home ShowBiz Gjesti human i këngëtarit, Meda shpëton një vajzë që humb ndjenjat gjatë një koncerti në Zvicër
Gjesti human i këngëtarit, Meda shpëton një vajzë që humb ndjenjat gjatë një koncerti në Zvicër
0

Gjesti human i këngëtarit, Meda shpëton një vajzë që humb ndjenjat gjatë një koncerti në Zvicër

0
0

Një incident ka ndodhur gjatë një koncerti të këngëtarit Meda të zhvilluar në Zvicër në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Zvicër.

Në një prej klubeve më të mëdha të shqiptarëve atje, pothuajse të gjitha femra ishin mbledhur për të ndjekur performancën e Taynës dhe të Medës.

Por nga numri i madh i të pranishmëve bëri që një vajzë të ndihej keq dhe të humbi ndjenjat.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale duket momenti kur këngëtari Meda ka reaguar për të shpëtuar një nga të pranishmet që humbi ndjenjat.

Në momentin kur Meda po niste të këndonte një këngë, dikush nga publiku i bën me shenjë se një vajzë nuk po ndihet mirë dhe veprimi i këngëtarit ishte i menjëhershëm, ndërkohë që la në mes këngën dhe nxitoi të shpëtojë vajzën.

https://www.instagram.com/p/Bu1xQEnHAV9/

Link: https://www.instagram.com/stories/mehdin_pergjeqaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bl0qFygBjji/