Home ShowBiz E mbajti të fshehur shtatëzaninë, Linda Halimi tregon arsyen
E mbajti të fshehur shtatëzaninë, Linda Halimi tregon arsyen
0

E mbajti të fshehur shtatëzaninë, Linda Halimi tregon arsyen

0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare Linda Halimi së bashku me partnerin e saj Davon Edwards u bënë prindër të një vajze për herë të parë.

Por ajo që u komentua veç lajmit të lindjes së këngëtares, ishte dhe fakti se Linda e mbajti plotësisht të fshehtë shtatëzaninë e saj.

Duke ju përgjigjur urimeve të shumta, Linda ka shpjeguar dhe arsyen se pse e ka mbajtur të fshehtë shtatëzaninë.

“Thjesht doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme në jetën e një gruaje – shtatzëninë larg syve të botës! Ishte eksperienca më e bukur! Ndjehem e fuqizuar! Unë jam grua. Ishte një pyetje e zakonshme, “përse e fshehe?”. Unë nuk e fsheha atë nga bota, largova botën nga ajo. Të gjithë kanë nga një mendim dhe kur vjen puna tek bekimet e Zotit nuk ka rëndësi mendimi i askujt. E gjithë familja ime dhe rrethi im miqësor e dinin dhe u jam mirënjohëse që respektuan privatësinë time duke mos thënë asnjë fjalë. Jo të gjithë do të festojnë për ty, pa pasur rëndësi se sa shumë luftojmë për t’ju bërë përshtypje! Dhe po jam duke jetuar kohën më të bukur të jetës sime me të në krahët e mi”, – u shpreh ajo.

lindita

Link dhe burimi i fotos:http://<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLinditaHWorld%2Fposts%2F2015418598508020&width=500″ width=”500″ height=”688″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>