Home Aktualitet Çfarë ndodhi?! Facebook dhe Instagram “fiken” për disa orë
Çfarë ndodhi?! Facebook dhe Instagram “fiken” për disa orë
0

Çfarë ndodhi?! Facebook dhe Instagram “fiken” për disa orë

0
0

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram kanë patur probleme për disa orë rresht ditën e djeshme në të gjithë botën, duke pësuar shkëputje të herëpashershme që nuk lejonin disa përdorues që të logohen nëpër adresat e tyre.

Përdoruesit e mediave sociale në pjesë të ndryshme në të githë globin, u prekën nga kjo ndëprerje ku përdoruesve në Facebook u shfaqej  vetëm një mesazh “shërbimi i padisponueshëm”.

Facebook bëri një njoftim në “rivalin e përjetshëm” Twitter, mbi gjithë problematikën që po ndodhte.

“Jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme në qasjen e familjes së aplikacioneve në në Facebook. Po punojmë që ta zgjidhim çështjen sa më parë të jetë e mundur.”

Dy orë më pas kanë bërë një tjetër status ku shpjegojnë se ky nuk është një sulm DDoS.

“Ne jemi të fokusuar në punën për të zgjidhur çështjen sa më parë që të jetë e mundur, por mund të konfirmojmë që problemi nuk lidhet me një sulm DDoS.”

Sulmet e hakerave të llojit “DDoS” realizohet përmes miliona IP-ve të rreme, ose siç njihen ndryshe “bots”, të cilat tentojnë të kenë akses në të njëjtën kohë në një rrjet duke sjell mbingarkim dhe rrëzimin e tij.

Megjithëse sot duke që situata është normalizuar edhe pse Facebook nuk ka bërë ende asnjë konfirmim zyrtar.

Përshtatur nga: https://www.reuters.com/article/us-facebook-outages/instagram-back-up-after-several-hours-facebook-still-down-for-some-idUSKCN1QV0AD

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/apple-applications-apps-cell-phone-607812/