Këngëtarja e njohur Tuna ditën e djeshme publikoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, gjë që shqetësoi shumë fansat.
Ajo po merrte serum, ndërkohë që ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Patris Berisha dhe nga makeup artisti Kaçi Lleshi.
Në një postim në Instagram ditën e sotme, këngëtarja pas daljes nga spitali, është shfaqur më e fortë se kurrë. Ajo shkruan se dashuria e fansave e bëri të ngrihet në këmbë.
“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kalu 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria juaj më ka bërë me u ngrit në këmbë e me ju sjell sa ma shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik tak tik tak” ka shkruar në postim Tuna.
https://www.instagram.com/p/BvB6ngHHGf-/
Link: https://www.instagram.com/p/BvB6ngHHGf-/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu2C9sRHcsb/