Home Business / Technology Po bllokon reklamuesit në rrjet, BE gjobit gjigandin e kërkimit “Google”
Po bllokon reklamuesit në rrjet, BE gjobit gjigandin e kërkimit “Google”
0

Po bllokon reklamuesit në rrjet, BE gjobit gjigandin e kërkimit “Google”

0
0

Google është gjobitur me 1.49 miliardë euro nga Bashkimi Europian për shkak të bllokimit të reklamave konkurente online.

Kjo është hera e tretë brenda dy viteve që Google gjobitet nga BE për shkak të abuzimin me pozitën e saj dominuese në kërkim.

Gjoba ndaj Google konsiston në keqpërdorimin e dominimit të saj në treg lidhur me praktikat konkuruese për reklamat duke kufizuar rivalët e palëve të treta.

Në kundërpëgjigje Google ndryshoi kontratat e tij të AdSense me palët e treta të mëdha, duke u dhënë atyre më shumë liri veprimi për të shfaqur reklama konkurruese gjatë kërkimit.

Google gjeneron të ardhura të mëdha nga reklamat dhe fitimet arritën në 30.7 miliardë dollarë në vitin 2018, nga 12.66 miliardë dollarë në vitin 2017.

Komisionerja Evropiane e Konkurencës Margrethe Vestager u shpreh se: Google ka forcuar dominimin e saj në reklamat e kërkimit në internet dhe ka mbrojtur veten nga presioni konkurrues duke imponuar kufizime kontraktuale kundër konkurrencës në faqet e internetit të palëve të treta.

“Kjo është e paligjshme dhe kundër rregullave të BE-së”, tha komisionerja e KE-së Margrethe Vestager.

Vitin e kaluar, autoriteti i konkurrencës i BE gjobiti Google me një gjobë rekord prej 4,34 miliardë dollarësh për përdorimin e sistemit të tij operativ Android të lëvizshëm për të bllokuar rivalët.

Kjo pasoi një gjobë prej 2.42 miliardë eurosh në vitin 2017 për pengimin e rivalëve në faqet e blerjeve online. Komisioni Evropian tha se faqet e internetit shpesh kishin një funksion kërkimi të paracaktuar.

Kur një konsumator kërkon diçka, faqja e internetit paraqit rezultatet e kërkimit dhe reklamat të cilat shfaqen së bashku me rezultatin e kërkimit.

Shërbimi reklamues i Google “AdSense për kërkim” shfaqet menjëherë për botuesit e internetit. Komisioni e përshkroi Google se po vepron si “një ndërmjetës, për të shfaqur reklamat”.

Komisioni deklaroi se: “Në vitin 2006, Google filloi të përfshinte “klauzola ekskluziviteti” në kontrata që ndaluan botuesit që të vendosnin reklama nga rivalët e Google, si Microsoft dhe Yahoo në faqet e kërkimit.:

Që nga viti 2009, Google filloi të zëvendësonte klauzolat e ekskluzivitetit me klauzolat e vendosjes premium, që do të thoshte se botuesit duhej të mbanin hapësirën më fitimprurëse në faqet e rezultateve të kërkimit për reklamat e Google dhe ata duhej të kërkonin një numër minimal të reklamave në Google.

Botuesit gjithashtu duhej të merrnin leje me shkrim nga Google përpara se të bënin ndonjë ndryshim se si shfaqen reklamat rivale, duke i lejuar Google kontrollin “sa atraktive do të jenë dhe për këtë arsye mund të klikohen, mund të bëhen reklama konkurruese gjatë kërkimit”.

“Rivalët e Google, ata nuk ishin në gjendje të rriteshin dhe të konkurronin, dhe si rezultat i kësaj, pronarët e uebfaqes kishin mundësi të kufizuara për shitjen e hapësirës së reklamave në faqet e internetit dhe u detyruan të mbështeteshin vetëm në Google”, tha ajo.

“Nuk kishte asnjë arsye që Google të përfshinte këto klauzola kufizuese në kontratat e tyre, përveç për të mbajtur rivalët jashtë tregut”, shtoi ajo.

Mes viteve 2006 dhe 2016, Google kishte më shumë se 70% të tregut të ndërmjetësimit të kërkimit në BE. Google në përgjithësi kishte më shumë se 90% të tregut të kërkimit dhe më shumë se 75% të tregut të reklamave të kërkimit në internet, shtoi Komisioni.

Link: https://www.bbc.com/news/business-47639228

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-white-ipad-38286/