E pyesin pse nuk ke gjetur burrë, Iva Tiço revoltohet me ndjekësin
Gazetarja Iva Tiço njihet për natyrën e saj të lirshme nëpër intervista duke i qendruar qartësisht mendimeve të saj.
Ditën e sotme, gazetarja ka publikuar komentin e një ndjekësi në rrjetet sociale, i cili e ka pyetur gazetaren se pyetur pse nuk ka gjetur një burrë të mirë deri tani.
Ky koment duke se ka tërhequr vëmendjen e gazetares, e cila ka shkruar një status në rrjetet sociale duke dhënë dhe një mesazh, ku thekson se vajzat dhe djemtë duhet të qendrojnë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve qe nuk i njohin.
“Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve qe nuk i njohin. Dhe mbi te gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas”.
“Po pse nuk ke gjetur një burrë të mirë moj” i shkruan ndjekësi
’Se vendi është i mbushur me injorant si ty!Pirdhu” ka qënë përgjigja e saj.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuOimH7BGk-/
Link: https://www.facebook.com/ticoiva/