Home ShowBiz Kënga “Lulija” e Altin Sulkut korr sukses të menjëhershëm, ja ku e rendit You Tube
Kënga “Lulija” e Altin Sulkut korr sukses të menjëhershëm, ja ku e rendit You Tube
0

Kënga “Lulija” e Altin Sulkut korr sukses të menjëhershëm, ja ku e rendit You Tube

0
0

Ditën e djeshme këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Altin Sulku solli klipin e tij më të ri të titulluar “Lulija”.

Kënga është pëlqyer masivisht nga publiku, pasi ka arritur një numër të madh klikimesh në You Tube ende pa mbushur 24 orë nga publikimi.

Madje kënga është listuar nga You Tube në grupin e këngëve më trend, pasi ka marrë një numër të lartë shikimesh në pak orë.

Kënga me titull “Lulija” do të jetë padiskutim hit i kësaj vere, me ritmet e të cilës do të kërceni dhe do të këndoni pafund.

Nën ritmet folk dhe me një klip të realizuar plot ngjyra, teksti i kushtohet një vajze me emrin Lulija e “cila i ka marrë zemrën këngëtarit” dhe me siguri do të rrëmbejë zemrat e publikut.

Kompozimi i këngës është realizuar nga Mariglen Boja, ndërkohë që teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi.

trandy

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=QpBhza4gjTY