Nuk ndodh shpesh që mediat greke të publikojnë arritje të artistëve shqiptarë, të cilët me talentin e tyre kanë bërë për vetë miliona fansa në të gjithë botën.
Por së fundmi media greke “Athens Voice”, ka publikuar një artikull me titull “Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha: Idhujt botërorë të pop-it nga Shqipëria”, duke jua dedikuar tre artistëve të famshme shqiptare në mbarë botën.
Media greke shkruan gjithashtu edhe mbi paragjykimin që shpesh u bëhet shqiptarëve në Greqi, të cilët nuk mund të flasin lirshëm për origjinën e tyre.
“Le te jemi të sinqertë. Ne jetojmë në një vend ku, ndonëse kemi shumë njerëz me rrënjë shqiptare, shpesh ata trajtohen në atë mënyrë që ndjejnë nevojën për të fshehur prejardhjen e tyre. Nuk janë të paktë ata artistë që ndihen se janë në gjendje të thonë publikisht se janë nga Shqipëria, vetëm nëse kanë arritur një sukses të madh që do t’i mbronte ata dështimi profesional për shkak të origjinës. A është ky absolutisht një fenomen grek? Natyrisht, ne nuk mund ta dimë këtë me siguri, por ajo që mund të themi 100% është se në vende si SHBA dhe Britania e Madhe, artistët kanë arritur të bëjnë karriera të jashtëzakonshme dhe të bëhen disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë muzikore të botës, jo vetëm duke mos fshehur rrënjët e tyre shqiptare, por vazhdimisht duke folur për to me krenari”.-shkruan autorja e artikullit.
Në shkrim gjithashtu përmendet fakti se artistet shqiptare nuk kanë nguruar kurrë që të tregojnë origjinën e tyre nëpër rrjetet sociale.
“Për këtë, ato në çdo rast ata flasin për origjinën e tyre dhe për të dërguar dashurinë e tyre për njerëzit me të cilët ata ndajnë të njëjtat rrënjë, ndërsa në të njëjtën kohë tregojnë se në qoftë se ka talent dhe vullnet mund të arrish aty ku ti dëshiron, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur.”- shkruhet ndër të tjera në artikull.
👐🏼Urime dita e flamurit 🇦🇱 me shumë dashuri ♥️🖤 Happy Independence Day Albania! All my love xxx pic.twitter.com/D32OK8mbXd
— DUA LIPA (@DUALIPA) November 28, 2018
Happy Independence Day Kosovo!!! Shine bright everyday – I shot my video for Shine Your Light there in 2012 one of my best memories!!! I Love you so much ❤️😊🇽🇰 pic.twitter.com/oVAktUhv17
— Rita Ora (@RitaOra) February 17, 2019
Two Albanian girls nominated for 2 Grammys. In my heart we already won. To all the Albanian girls and all the girls around the world, anything is possible so keep following your dreams and keep on breaking the mold. @DUALIPA @RecordingAcad pic.twitter.com/gq83rh6jXV
— Bebe Rexha (@BebeRexha) December 8, 2018
Link: https://twitter.com/BebeRexha/status/1071448686432055296
Link: https://twitter.com/DUALIPA/status/1067794947565211648
Link: https://twitter.com/RitaOra/status/1097151327187189760
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtPCC9FFFH0/