Këngëtari i suksesshëm Young Zerka, i cili së fundmi ka publikuar këngën “Ting Ting” ishte sot i ftuar në emisionin “Trokit”.
Gjatë intervistës Young Zerka ka folur për projektet e reja, ndërkohë që ka shtuar se synimi i tij është tregu ndërkombëtar.
Dy hitet e fundit por dhe ato në pritje janë për Zerkën trampolina për tregun e huaj sidomos për atë gjerman. Këngëtari shtoi se kontaktohet shpesh dhe nga fansa të huaj ç’ka i përkëdhel sedrën artistike.
Ndërkohë pak kohë më parë, gjatë një interviste Zerka u shpreh se me Ronelën ka përfunduar çdo gjë dhe se e kishte shumë xhan.
Ndërkohë sot Zerka ka habitur publikun teksa tha se vazhdon të jetë i lidhur me Hajatin.
Kur u pyet në lidhje me lajmet e ndarjes, ai u shpreh se e ka mërzitur shumë kjo situatë dhe se sipas tij, është bërë si telenovelë.
“Në çfarë episodi jemi, kanë dal titrat ‘The End?’, e pyet moderatori. “Jo mo akoma s’kanë dal titrat. Ke parë ti të kem nxjerr unë gjë titra. Historia vazhdon. Ne me Ronelën na lidhin shumë gjëra, ajo është shumë e talentuar’, ka shtuar Zerka.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=NI3HxQfhyL0