Home ShowBiz “Po më dridheshin gjunjët”, Çiljeta rrëfen historinë shokuese me alienët
“Po më dridheshin gjunjët”, Çiljeta rrëfen historinë shokuese me alienët
0

“Po më dridheshin gjunjët”, Çiljeta rrëfen historinë shokuese me alienët

0
0

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer një eksperiencë të pazakonshme që ka hasur disa vite më parë.

E ftuar në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Escape” teksa po flitej për histori të pazakonta në shtetin e Kosta Rikës, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndau me teleshikuesit një ekperiencë personale në lidhje me këtë dukuri.

“Para disa vitesh doli lajmi që në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh dhe është djegur toka. Pas një jave nga publikimi i këtij lajmi, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe, teksa udhëtoja, shihja një dritë të kuqe, por që nuk pulsonte”, rrëfen këngëtarja.

“Drita ndërkohë vetëm lëvizte dhe kuptova që s’ishte sinjal i ndonjë avioni, por u ul në një distancë jo shumë të largët dhe vura re që ajo rrotullohej tërë kohës”, kujton ajo.

“Objektin nuk e shquaja dot për shkak të errësirës dhe pata një emocion shumë të madh. Mbaj mend që nuk e shtypja dot freksionin e makinës se më dridheshin gjunjët”, përfundoi rrëfimin e saj Xhilaga.

Çiljeta shtoi gjithashtu se këtë histori nuk e ka thënë asnjëherë në publik, sepse mund t’u dukej e pabesueshme, por fakti që ka qenë me mamanë e saj, e cila pohon po të njëjtën gjë, e bën më të vërtetë.

Burimi: https://www.instagram.com/p/BaLvyRxB0Fa/