Këngëtari i suksesshëm Young Zerka, i cili së fundmi ka publikuar këngën “Ting Ting” ishte sot i ftuar në emisionin “Wake up”.
Gjatë intervistës Young Zerka ka folur për projektet e reja, ndërkohë që ka shtuar se synimi i tij është tregu ndërkombëtar.
Po ashtu Yong Zerka u ngacmua sërish për ndarjen e tij nga këngëtarja Ronela Hajati, ku u shpreh se mediat kanë këtë avaz gjithmonë.
“E kam gocë teze (qesh). Me mua është i njëjti avaz, gjithmonë mediat thonë: “Zerka u lidh, Zerka u zgjidh”. Jemi shokë, kolegë shumë të mirë”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se shpreson që shoqëria e tyre të zgjasë sa më shumë.
Ndërkohë që pas kësaj deklarate ka reaguar në një video në Instastory këngëtarja Ronela Hajati.
“Kur ti në fillim dyshon, po pastaj del që është çun i mirë”- shkruan Ronela krahas videos së publikuar, ku mendohet se i drejtohet Zerkës.
Link: https://www.instagram.com/stories/ronelahajatiofficial/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BvUVq6WF1WX/