Home Aktualitet E akuzuan se ka abuzuar me një të mitur, vret veten këngëtari i njohur meksikan
E akuzuan se ka abuzuar me një të mitur, vret veten këngëtari i njohur meksikan
0

E akuzuan se ka abuzuar me një të mitur, vret veten këngëtari i njohur meksikan

0
0

Këngëtari i njohur meksikan Armando Vega Gil, ka vrarë veten për shkak të akuzave për abuzim seksual ndaj një të miture.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se trupi i pajetë 64-vjeçarit, u gjet në banesën e tij në Meksiko City, nga autoritet lokale.

Para se të vriste veten, Vega Gil postoi një mesazh prekës në Twitter. Ai mohoi fuqimisht akuzat që ishin bërë ndaj tij në mënyrë anonime.
“Më lejoni të bëj të qartë se vdekja ime nuk është pranim i fajit, përkundrazi është një deklaratë radikale e pafajësisë sime”, shkruante ai (në spanjisht) në Twitter.

“Mos fajësoni askënd për vdekjen time, kjo vetëvrasje është një vendim vullnetar, i lirë dhe personal. Shihemi së shpejti!”-shkruante ai, duke pasur parasysh fuqinë e mediave sociale, ku besonte se ai nuk do të ishte në gjendje të pastronte emrin e tij dhe se donte të sigurohej që jeta e djalit të tij nuk do të dëmtohej nga akuzat.

Në lidhje me akuzat ndaj këngëtarit meksikan, incidenti me vajzën e mitur kishte ndodhur 13 vite më parë, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo e akzuoi këngëtarin se ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij dhe thuhet se e kishte ngacmuar seksualisht duke mesuar sesi të puthte.

Link: https://variety.com/2019/music/global/mexico-musician-armando-vega-gil-dead-suicide-sex-accusations-1203178243/

Burimi i lajmit: https://www.instagram.com/p/BsquaYnFKGL/