Home ShowBiz Është zyrtare! Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit të njohur!
Është zyrtare! Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit të njohur!
0

Është zyrtare! Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit të njohur!

0
0

Prej kohësh është përfolur në media për përfshirjen e këngëtares së njohur Dua Lipa në filmin e fundit të James Bond.

Bëhet e ditur se këngëtarja do të regjistrojë kolonën zanore të flimit për James Bond këtë verë.

Sipas “Express”, videoklipi do të xhirohet në qytetin e gurtë të Italisë, Matera, ku do të zhvillohet edhe finalja “Bond 25”.

Ende nuk kanë nisur xhirimet, por në konferencë për mediat u bë me dije titulli i filmit dhe kasti.

“Videoklipi i kolonës zanore do të regjistrohet në fund të muajit gusht dhe fillimit të shtatorit, mes dy vendndodhjeve Sassi di Matera dhe Marina di Pisticci”, thuhej në deklaratën për mediat.

Sipas burimeve Dua Lipa ka thënë:

“Do të doja ta bëja, por nuk kam nisur të regjistroj këngën… deri më tani”.

Produksioni mësohet të ketë thënë se, Lipa do të qëndrojë në Savelletri, në Valle d’Itria dhe pastaj do të transferohet në provincën e Matera-s, fillimisht brenda një vendpushimi turistik bregdetar në Marina di Pisticci dhe pastaj në Sassi të Matera.

Kështu këngëtarja i bashkohet kastit  të këngëtarëve të njohur që kanë realizuar kolonën zanore të këtij filmi si  Adele, Jack White dhe Chris Cornell.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvrWZkEBmT2/