Home ShowBiz Zyrtare! Andi Murra bëhet Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë më të madhe në botë të kërcimit “World of Dance”
Zyrtare! Andi Murra bëhet Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë më të madhe në botë të kërcimit “World of Dance”
0

Zyrtare! Andi Murra bëhet Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë më të madhe në botë të kërcimit “World of Dance”

0
0

Koreografi dhe kërcimtari i njohur shqiptar Andi Murra është bërë zyrtarisht Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë më të madhe në botë të kërcimit, “World of Dance”Albania.

Andi Murra ka firmosur kontratën, ndërkohë që e ka publikuar edhe në Instagram duke e shoqëruar me disa falenderime dhe duke ndarë disa detaje.

Në një prononcim për Arkiva Shqip, koreografi Andi Murra, ka bërë me dije se shumë shpejt do të hapë regjistrimet për grupet shqiptare të kërcimit, që duan të marrin pjesë në World of Dance Albania 2019 dhe të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë event botëror që mbahet çdo vit në Amerikë.

Theksojmë se fituesit që do të përzgjidhen nga një juri e huaj dhe do të shkojnë në SHBA për tu ndeshur me grupet e tjera fituese. Ky eveniment do të zhvillohet në Tiranë.

“Sot 2 Prill në Muajin e ditelindjes time Zyrtarisht firmoset titulli Drejtor Ekzekutiv i Kompanisë më të madhe të kërcimit në botë @worldofdance Albania 💥🥇🎉🎊 Falenderoj Zotin e madh që më ka dhënë forcë dhe vullnet me përballu sakrificën dhe djersen e gjithë këtyre viteve. Jam krenar që falë punës time Shqipëria do të renditet në listen më të rëndësishme të kërcimit në Botë! Faleminderit gjithë atyre që besuan të puna ime. Flm gati 8000 mijë studentëve që kanë kaluar në duart e mia, Faleminderit @bashkiatirane @erionveliaj. Falenderim i madh shkon për Suportuesin tim më të madh @noizy i cili më ka përkrah pa fund dhe gjithmonë ka besuar të puna ime, të kam thënë që do ta kap MTV… Shihemi shumë shpejt …. në @nbcworldofdance @jlo 🤲🏻”-shkruan Andi Murra në Instagram.

https://www.instagram.com/p/Bvwy1bmnU5B/

Link: https://www.instagram.com/p/Bvwy1bmnU5B/