Home ShowBiz Sa fëmijë dëshiron gazetarja sportive? Moderatorja jep përgjigjen e papritur!
Sa fëmijë dëshiron gazetarja sportive? Moderatorja jep përgjigjen e papritur!
0

Sa fëmijë dëshiron gazetarja sportive? Moderatorja jep përgjigjen e papritur!

0
0

Moderatorja simpatike e programeve sportive në Kosovë, Genta Cana, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël për herë të parë.

Edhe pse në muajt e parë të shtatzënisë, Genta tregoi se ka filluar të ndjejë emocionet e para dhe është shumë e lumtur që ditëlindja e radhës do e gjejë të plotësuar, jo vetëm si nënë, por edhe si bashkëshorte.

Bjondia bukuroshe zbuloi se ka nisur përgatitjet e dasmës, ku deklaroi se do të martohet me datën 24 Prill.

Ndërkohë që e pyetur nga moderatorja, se sa fëmijë dëshiron që të ketë, gazetarja sportive tregoi me humor se me dëshirë do të donte sa një skuadër futbolli.

“Nuk e di! Kisha pas shumë dëshirë me pas shumë fëmijë. Por tani që po i shoh edhe gjërat shumë problem me pas shumë fëmijë. Me dëshirë kisha shkuar sa një ekip futbolli! Me dëshirë ama.”- u shpreh Genta.

https://www.instagram.com/p/BvzbWqqH5Ar/

Link: https://www.instagram.com/p/BvzbWqqH5Ar/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvzMwuLHHdk/