Home Business / Technology Nëse ju është dëmtuar Iphone, është dikush që mund të rikthejë fotot tuaja!
Nëse ju është dëmtuar Iphone, është dikush që mund të rikthejë fotot tuaja!
0

Nëse ju është dëmtuar Iphone, është dikush që mund të rikthejë fotot tuaja!

0
0

Një çift, i cili kishte vizituar shumë shtete gjatë një udhëtimi, duke shpenzuar 5 muaj nëpër gjithë Europën, kishin realizuar edhe shumë foto të veçanta, të cilat i kishin bërë me një IPhone.

Por një ditë, teksa po bënin një shëtitje me varkë në një liqen pranë Newfoundlandit, varka e tyre u përbys dhe Iphone me të cilin kishin realizuar të gjitha foto ra në ujë.

Të dëshpëruar për të rikthyer sërish fotot e tyre që kishin në Iphone, si kujtim për të gjitha vendet e mrekullueshme që kishin vizituar, çifti i moshuar kërkon në çdo Apple Service të mundshëm që të gjejë një zgjidhje për të rikthyer fotot.

Por askush nuk iu dha shpresa, se fotot e tyre mund të rikthehen sërish. Më në fund ato dëgjuan për një teknike që merrej specifikisht me rikuperimin e të dhënave në pajisjet Apple, e cila jetonte mjera kilometra shtëpisë së tyre, e quajtur Jessa Jones.

Jessa Jones, kishte katër fëmijë dhe dy prej tyre ishin binjakë. Njëri nga fëmijët i kishte hedhur Iphone-in e saj në Toilet dhe për të rikuperuar telefonin e saj, ajo kërkoi në internet sesi të rregullonte telefonin e saj.

Përmes pasionit dhe aftësive që kishte mbi elektronikën Jessa Jones kishte ngritur të ashtëquajturën “Qendra e Rehabilitimit iPad-eve”. Më dëshirën për të rregulluar Iphonin e saj, ajo ndërtoi këtë mini-kompani, ku mësonte edhe nënat e reja single që për data recovery

CBC News kontaktoi me Apple për rikthimin e të dhënave, por ato i thanë që kjo gjë nuk mund të bëhej kurresesi: Nuk ka asnjë mundësi që të dhënat të rikthehen sërish! Ndërkohë që Jessa Jones arrin që ti rikthejë!

Jessa pretendon që 95% e të dhënave mund të rikthehen dhe ajo kërkon vetëm 300 dollarë, kur ajo arrin të rikthejë fotot.

Kur Jessa filloi të shkruante nëpër forumet online që në fakt të dhënat mund të rikthehen, Apple i hiqte komentin dhe llogaria e saj merrte një mesazh që është bllokuar.

Pse Apple e mban të fshehtë këtë gjë? Ata nuk dhanë asnjë përgjigje të mëtejshme!
“Për iPhone dhe telefonat e fundit Samsung, kujtimet tuaja janë të koduara dhe të ruajtura në çipin e memories flash të ngjitur në bordin e logjikës. Çipi nuk mund të hiqet thjesht dhe të nxjerrë të dhënat. E vetmja mënyrë për të hyrë në të dhënat është që bordi logjik të funksionojë mjaftueshëm për të dekriptuar në mënyrë natyrore çipin.”- shkruan ajo në faqen zyrtare të mini kompanisë së saj.

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=LrILfIE9IB4&feature=youtu.be