Home ShowBiz Pak muaj pas martesës, moderatorja e njohur flet për pritjen e ëmbël
Pak muaj pas martesës, moderatorja e njohur flet për pritjen e ëmbël
0

Pak muaj pas martesës, moderatorja e njohur flet për pritjen e ëmbël

0
0

Vilma Masha është një nga prezantueset më të dashura, ku prej vitesh sjell informacione për të gjithë sportdashësit.

Ditën e sotme moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi për jetën pas martesës dhe nëse e ka ndikuar ose jo në profesionin e saj.

“Martesa nuk ka ndryshuar në jetën profesionale. Që kur ka ndryshuar statusi, rreth orës 08:00 ngrihem, pak më shpejt sesa kur jetoja te prindërit. Nuk bëj kafenë, se nuk jemi në 1932-shin. Kafenë e pimë në punë. Por bëj gjërat e tjera të rutinës së mëngjesit dhe më pas secili në punën e tij”, u shpreh moderatorja.

Më tej e pyetur rreth arsyes se pse nuk publikon foto me bashkëshortin, ajo u shpreh:

Ajo më pas theksoi edhe arsyen pse nuk ka postuar asnjë foto të bashkëshortit:

“Ka qenë ai që ka dashur të qëndrojë larg televizionit, sepse nuk ka interes të bëhet publik. Është me çështje dëshire. Kemi rënë dakord për këtë, pasi ai ka një punë që s’ka lidhje me televizionin”.

Ndërkohë që lidhur me planet për zgjerimin e familjes Vilma Masha tha duke qeshur: “Dhomat janë, shpresojmë t’i mbushim”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=PuGFrcvqLM4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvmh1DjlrZd/