Home ShowBiz “Nëse do jem gjallë deri 82 vjeç…” Pirro Çako zbulon amanetin që i dha të atit
“Nëse do jem gjallë deri 82 vjeç…” Pirro Çako zbulon amanetin që i dha të atit
0

“Nëse do jem gjallë deri 82 vjeç…” Pirro Çako zbulon amanetin që i dha të atit

0
0

Kantautori i njohur Pirro Çako ishte i ftuar ditën e djeshme tek “Rudina”, ku veç të tjerash, bëri edhe një rrëfim të ndjerë edhe për babain e tij tenorin Gaqo Çako

I emocionuar, Pirro zbuloi edhe disa detaje prekëse gjatë bisedës që kishte shkëmbyer me të atin kur kishte qenë gjallë.

“Një ditë në një debat kur babai ishte ende, i thashë: Nuk dua, nuk kthehem më në muzikë. Kurse ai u mërzit dhe m`u përgjigj: Verdi bëri muzikë deri 82 vjeç. Pse ti të mos shkruash? Shkruaj rrallë, por riktheu herë pas here. Kur ma tha e anashkalova, por tani që s`është më, e kujtoj çdo ditë këtë fjali. Kam bërë një betim të vogël me veten time. Nëse do të jem gjallë deri 82 vjeç do ia plotësoj babait atë dëshirë. Do shkruaj muzikë derisa të jem gjallë, me kujdes dhe zgjuarsi”,-u shpreh Pirro.

Pirro rrëfeu me tej se se babai i tij me vonesë ia kishte dhënë emrin si kompozitor, ndërkohë që rrëfeu se kjo gjë e ngrohu pa masë.

“Babai ma dha me vonesë atë vend që më takonte, si kompozitor. Nuk e pranonte që isha kompozitor. Me vonesë, por më mirë vonë se sa kurrë. Më ngrohu kur e kuptova që më vlerësoi. Dhe pastaj më dha edhe atë këshillën që ju thashë”,- e mbylli fjalën kantautori.

Kujtomë se artisti i mirënjohur Gaqo Çako ndërroi jetë vitin e kaluar.

https://www.instagram.com/p/BwAFgHzj__B/

Link: https://www.instagram.com/p/BwAFgHzj__B/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Braonenn2H7/