Home ShowBiz “Kurrë mos nënvlerësoni në vajzë fshati”, Emina Cunmulaj mban fjalimin brilant në Universitetin e Miçiganit
“Kurrë mos nënvlerësoni në vajzë fshati”, Emina Cunmulaj mban fjalimin brilant në Universitetin e Miçiganit
0

“Kurrë mos nënvlerësoni në vajzë fshati”, Emina Cunmulaj mban fjalimin brilant në Universitetin e Miçiganit

0
0

Ditën e djeshme, modelja shqiptare Emina Cunmulaj, ashtu siç kishte paralajmëruar më parë në rrjetet sociale, ndau para auditorit me studentët e Universitetit të Miçiganit eksperiencën e saj si modele dhe arritjen profesionale.

Fjalimi i saj kishte si temë “Nga Mali i Zi në tapetin e kuq!”, duke bërë që modelja të rrëfejë eksperiencën e saj, se si ia doli që nga një vend i vogël të shkëlqejë në pasarelat e modës.

Modelja ka publikuar në Instastory, disa pjesë nga fjalimi i saj ku shprehet e lumtur që po ndan ekperiencën e saj me studentet, ndërkohë që shumë të rinj kanë përgëzuar modelen dhe janë ndjerë të inspiruar.

Ditën e sotme Emina ka publikuar një foto, ku shfaqet para godinës së Universietit të Miçiganit, ndërkohë që ka veshur një bluzë ku shkruhet ‘Albania’ dhe pas është stampuar simboli i flamurit kombëtar Shqiponja.

“Kurrë mos nënvlerësoni një vajzë fshati”- shkruan Emina bashkangjitur fotos.

https://www.instagram.com/p/BwUYH5KHDxk/

Link: https://www.instagram.com/stories/eminacunmulaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwUYH5KHDxk/