Home ShowBiz Moderatoret sportive zbulojnë sms-të ‘pikante’ që u dërgojnë futbollistët
Moderatoret sportive zbulojnë sms-të ‘pikante’ që u dërgojnë futbollistët
0

Moderatoret sportive zbulojnë sms-të ‘pikante’ që u dërgojnë futbollistët

0
0

Moderatoret e njohura të sportit Eva Muratit dhe Sidorela Gjoni, prej kohësh drejtojnë emisionet sportive të cilat kanë një audiencë shumë të lartë.

Eva drejton emisionin “Champions League” në Tring, ndërkohë që Sidorela është gazetare prej vitesh në “Supersport”.

Moderatoret simpatike të ftuara në emisionin “Trokit” në IN TV, veç të tjerave kanë zbuluar dhe SMS më të shpeshta që i dërgojnë futbollistët në rrjetet sociale.

Moderatori: Katër SMS më të shpeshta që merr nga futbollistët?

Eva Murati: Çkemi! Ylli! Zemra! Shpirti!

Sidorela Gjoni: Çkemi! Sa e mirë! Sa e ëmbël! Sa e bukur!

Moderatori: Nuk nis asnjëri me uri seksuale?

Sidorela Gjoni: Jo mo avash ti! Po bëjnë kështu sikur nuk duan.

Moderatori: Të hëngsha të bëfsha, nuk janë kështu kanibalë?

Sidorela Gjoni: Nuk të hanë gjë. Nuk thonë të hëngsha domethënë…

Moderatori: Katër futbollistët ndërkombëtarë që do doje t’i takoje?

Sidorela Gjoni: Xabi Alonso, Kristiano Ronaldo, Murinjo (trajner), Modriç

Moderatori: Katër skuadrat me tifozët më të zjarrtë shqiptarë?

Eva Murati: Partizani, Partizani, Partizani edhe Tirana, hajde po e vendos se do më shajnë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=25bWsPeiSFs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu7IDaUAJvH/