Ato janë dy personazhe shumë të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe aktorin e humorit Bes Kallakun.
Çifti i njohur pak muaj më parë janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.
Ditën e djeshme këngëtarja e njohur ishte e ftuar në rubrikën “Be Coffee”, pjesë e emisionit “E Diela Shqiptare”, e cila moderohet nga aktorët Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku.
Dy kolegët e Besit, e ngacmuan këtë të fundit duke i kërkuar llogari, se përse vonoi kaq shumë të sillte Xhensilën në emision.
“E dini ju sa më kushton mua një e ardhme e Xhensilës në televizion? Këpucët, fustani, varsja, manikyri, pedikyri. 1500 euro shpenzime”, u shpreh Besi duke shkaktuar të qeshura në emision.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=0fs4Ux8jE-U
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwhKGNRB-Cr/