Home ShowBiz “Kam humbur njerëz të dashur”, Fjolla Morina bën rrëfimin prekës për baladën e sapo publikuar
“Kam humbur njerëz të dashur”, Fjolla Morina bën rrëfimin prekës për baladën e sapo publikuar
0

“Kam humbur njerëz të dashur”, Fjolla Morina bën rrëfimin prekës për baladën e sapo publikuar

0
0

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina publikoi dje projektin më të ri muzikor “Si ta pranoj”, një baladë e kënduar në bashkëpunim me Valon Bytyqin.

Kënga ishte një dedikim, për të gjithë njerëzit e dashur që janë larguar nga kjo tokë.

Gjatë një interviste për Prive.al, Fjolla ka zbërthyer ekskluzivisht fabulën e tekstit, ku shprehet se është e vështirë tu thuash lamtumirë atyre që të kanë mbushur shpritin.

“Asnjëherë nuk e dimë se kur do të largohemi nga kjo jetë. Jeta i ngjan një treni të shpejtë i cili nuk e pret askënd. Në rrugëtimin tonë shumë njerëz kanë preferuar të zbresin nga ky tren, të tjerë kanë ndërruar vagon e disa të tjerë kanë prerë një biletë pa kthim.

Kjo këngë është dedikim për ata që nuk janë më në tokë, por kjo nuk do të thotë që nuk janë me ne. Personalisht gjej veten në këngë. Kam humbur edhe unë në jetën time njerëz të dashur dhe koha nuk mi ka shëruar plagët, përkundrazi ma ka shtuar mallin. Por jeta vazhdon. Nuk është e rëndësishme në sa copa të është thyer zemra, jeta vazhdon dhe nuk të pret të ngritesh. Andaj, duhet të gjejmë forcën tek kujtimet sepse vetëm ato nuk vdesin kurrë.

Këtë këngë shpirti ja kushtoj të gjithë atyre që si unë kanë humbur një njeri të dashur, nënë, baba, motër, vëlla a shok. Është e vështirë ti thuash lamtumirë atyre që i kanë mbushur shpirtin’ – deklaron Fjolla.

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BwwVaQ6hlLM/