Moderatorja e njohur Arbana Osmani pak ditë më parë u përfshi në një incident në Ish-Bllok, ku shihej se po firmoste një gjobë, ndërkohë që kishte të pranishëm dhe policë.
Lajmi bëri bujë ne media, ndërkohë që nën shoqërinë e moderatores ishte edhe regjisori Eduart Grishaj, i përfolur së fundmi se është në një lidhje dashurie me moderatoren, megjithëse askush nga të dy nuk ka folur për këto lajme.
Por siç duket këtë incident moderatorja e ka kaluar qetësisht, pasi sot ka publikuar një foto ku shihet duke u relaksuar me djalin e saj të vetëm, Jonin.
Arbana ka zgjedhur që të kalojë fundjavën në plazhet e bukura të bregdetit të jugut, ndërkohë që nuk ka nguruar që të ndajë foto ku shihet gezuar.
Link: https://www.instagram.com/stories/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwMQtWNgUwd/