Këngëtarja Ledina Çelo, e ftuar në ‘Xing me Ermalin’, ka folur për fustanin e tejdukshëm që bëri bujë tre vite më parë, teksa ajo po prezantonte Festivalin e Këngës.
Ledina u shpreh gjatë intervistës se nuk i paragjykon artistet që e ekspozojnë trupin, por kur pa veten në ritransmetim nuk i kishte pëlqyer.
“Ky është gabimi në Shqipëri që fatkeqësisht nuk bëhet asnjëherë provë gjenerale. Jam shumë e sinqertë që nuk u bë asnjëherë një provë gjenerale. Kur pashë ritransmetimin e festivalit e pashë veten dhe nuk më pëlqeu. Nuk doja të isha ashtu. Unë kam qenë gjithmonë ekstravagante dhe nuk i paragjykoj artistet që e ekspozojnë veten. Por këtu nuk u bë një provë gjenerale dhe nuk u pa transparenca aq e madhe e fustanit”, u shpreh Ledina Çelo.
“Kur u ktheva nga festivali thashë obobo ç’do më thotë bashkëshorti. Ma tha me stil: E teprove pak. Mos dil kaq shumë”, tregoi këngëtarja.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsEkYinn7Te/