Genta Ismajli dërshiron që të bëhet nënë vitin e ardhshëm! Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja gjatë një interviste në emisionin e pasdites “Ftesë në Pesë”.
Këngëtarja e njohur prej kohësh ajo ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve dhe gjatë bisedës së sotme tregoi se me shumë mundësi këtë dëshirë do ia plotësojë vetes vitin tjetër.
Pasi dha këtë përgjigje, pak sekonda më pas Genta shpërtheu në të qeshura, duke na lënë të dyshojmë nëse ka realisht plane për të pasur fëmijë së shpejti apo ishte thjeshtë një shaka e moemntit.
Ndërkohë që sa i përket partnerit ideal, Genta zbuloi disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër, e ndër to nuk mund të mungone as trupi i bukur.
“Me patjetër burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë asnjëherë xheloz ndaj meje, se kjo gjë më pengon shumë. Dhe të ketë një trup të mirë”, shtoi më vonë këngëtarja.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=QTLdlQk2WjU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw16INJny0T/