Home ShowBiz Soni nuk mban dot lotët nga surpriza e mikeshave të saj
Soni nuk mban dot lotët nga surpriza e mikeshave të saj
0

Soni nuk mban dot lotët nga surpriza e mikeshave të saj

0
0

Këngëtarja Soni Malaj ka dhënë një lajm pozitiv për të gjithë fansat e saj. Soni do të zhvillojë një koncert recital me datën 1 Maj në Amfiteatrin e Tiranës.

E ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, këngëtarja është shprehur se është shumë e emocionuar për koncertin, duke thënë se prej dy ditësh zemra e saj rreh fort nga emocionet.

Emocionet e këngëtares u shtuan më tepër, teksa u surprizua nga mikeshat e saj, anëtaret e ish-grupit “Spirit Voice”, Elia Zaharia dhe Dorina Tiko përmes mesazheve të tyre, moment në të cilin Soni nuk i nuk mbajti dot lotët.

“Jam shumë xheloze për njerëzit që do të shohin në skenë më 1 maj, pasi unë nuk do të mundem. Të uroj suksese dhe faleminderit që nuk ke harruar asnjëherë të më marrësh në telefon, dhe ke qëndruar pranë meje në momentet më të vështira. Ma ka marrë shumë malli!”- tha Dorina.

Burimi i fotos dhe link: https://www.youtube.com/watch?v=GlhXSr0-7fQ