Home ShowBiz Si rrallë herë, Inva Mula na prezanton me vajzën e saj
Si rrallë herë, Inva Mula na prezanton me vajzën e saj
0

Si rrallë herë, Inva Mula na prezanton me vajzën e saj

0
0

Artistja e mirënjohur shqiptare, sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula është tepër e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.

Ditën e djeshme, si rrallë herë, sopranoja ka publikuar një foto të vajzës së saj, e cila feston ditëlindjen dhe mbushi 7 vjeçe.

Kujtojmë se Inva Mula dhe partneri i saj Ethem Ramadani, shtatë vite më parë u bënë prindër dhe vendosën që vajzën e tyre ta pagëzonin me emrin Nina.

Ky emër është emri i sopranos së famshme, nënës së Inva Mulës.

Inva po ashtu ka edhe një djalë nga martesa e saj e parë me kantautorin Pirro Çako, Anthony, i cili ka ndjekur rrugën e prindërve dhe merret me muzikë.

https://www.instagram.com/p/Bw4aJb1H8ib/

Link: https://www.instagram.com/p/Bw4aJb1H8ib/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsDfzW8HCCN/